Maqedonia
Klima e biznesit në Maqedoni jo e mirë për investitorët e huaj
“Mungesa e kuadrit të kualifikuar, klima e paparashikueshme e biznesit, ndërrimi i shpeshtë i ligjeve, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, mungesa e reformave strukturore janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen kompanitë e huaja që punojnë në Maqedoni”, këto janë disa nga vërejtjet që i janë dhënë Qeverisë në Shkup nga këshilli për investitorë të huaj.
Ata kanë thënë se në “Librin e bardhë” për vitin 2018, investitorët e huaj kanë thënë se situata ekonomike në Maqedoni edhe më tej mbetet e njëjtë, transmeton albinfo.ch.
“Si t’i bëni reformat? Për një ditë kjo është e pamundur. Nuk mund t’i bëni reformat sot për nesër. Mund t’i bëni hap pas hapi, me punë të vazhdueshme dhe me rritjen e këtij mali që është i madh dhe që ka shumë për t’u ngjitur”, ka deklaruar Shtefan Peter nga Këshilli i Investitorëve të Huaj.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se për përmirësimin e klimës së biznesit nevojitet anëtarësimi në BE dhe NATO.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












