Uncategorized
Reagon Lista Serbe pas formimit të Ushtrisë së Kosovës

Anëtarë të Listës Serbe janë mbledhur sot në një konferencë të jashtëzakonshme në Mitrovicë pasi Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së, ndërsa ata theksuan se do të dërgojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese sepse sipas tyre janë shkelur rregullat të cilat i kanë krijuar vet shqiptarët.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se me formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës është shkelur rezoluta e Kombeve të Bashkuara
“Me formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës është shkelur po ashtu në formën më të vrazhdë rezoluta e Kombeve të Bashkuara, e cila nënkupton se formacioni i vetëm i armatosur këtu është KFOR-i. Në emër të shtabit të krizës dhe në emër të katër komunave veriore ftoj të gjithë serbët që të përmbahen pavarësisht ku jetojnë në jug apo veri të Ibrit. I ftoj të mos bien pre e provokimeve sepse provokime do të ketë, ndërsa qëllimi ynë është që ta ruajmë paqen në këto hapësira”, tha Rakiq.
Ndërsa, deputeti Igor Simiq tha se nuk kanë marr pjesë sot në seancë, duke shfaqur kështu kundërshtimin për thyerje të të gjitha akteve të cilat i kanë marr vet shqiptarët, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
“Andaj nuk kemi dashur që me prezencën tonë t’i japim legjitimitet këtij akti. Dua të potencoj se përveç të thyerjes më brutale të të gjitha akteve në fuqi me këtë është thyer secili akt i drejtësisë që është miratuar edhe nga vet shqiptarët. Ajo që është më e tmerrshme në këtë moment nuk kemi asnjë koment të përfaqësuesve ndërkombëtarë në lidhje me këto shkelje të këtyre rregullave. Që në përkthim do të thotë për deputetët serbë, por edhe të gjithë popullin serb se drejtësia që do të mbronte pozitën e serbëve nuk do të thotë se vlejnë nëse kështu vendosin përfaqësuesit e shumicës shqiptare. Kjo është më e rrezikshme dhe më e tmerrshme”, tha Simiq.
Nga kjo konferencë u tha se përfaqësuesit e Listës Serbe ditët në vijim do të dërgojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese sepse sipas tyre janë shkelur rregullat të cilat i kanë krijuar vet shqiptarët.
E-Diaspora
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit...
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente Austria po përballet me temperatura të larta ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin...
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri