Bota
Merkel: BE po këmbëngulë në marrëveshjen e Brexit
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se Bashkimi Evropian po këmbëngul në marrëveshjen ekzistuese për daljen e Britanisë nga blloku.
Merkel, e cila të martën takoi kryeministren Theresa May, tha se gjërat po ndryshojnë në Londër, transmeton AP. Ajo nuk dha shumë detaje por shtoi se Bashkimi Evropian “nuk e ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe”.
Merkel shprehu angazhimin e Gjermanisë për të siguruar një dalje të rregullt të Britanisë nga Bashkimi Evropian, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ndërmorri një tur bisedash me udhëheqësit evropian, në përpjekje për të bindur ata që të ndryshojnë marrëveshjen e Brexitit, pasi e njëjta nuk e ka mbështetjen e Parlamentit britanik.
Nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, pasojat parashikohet të jenë në tregjet financiare dhe tregti.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












