Uncategorized
Sa ka ndikuar vendosja e taksës në ekonominë serbe sipas AKB-së
Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka realizuar një studim hulumtues në periudhën 21 nëntor- 5 dhjetor 2018 lidhur me ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Serbisë.
Në një konferencë për media ata prezantuan rezultatet e gjetura për Serbinë në shumë kompani eksportuese të cilat kapin vlerën dhjetëra miliona euro dhe rrezikim të mijëra punëtorëve për të mbetur pa punë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se AKB-ja, ka thënë se është i bindur se kjo do të ndikon pozitivisht në ekonominë dhe prodhimin vendor, shkruan albinfo.ch
“Kjo do të ndikoj negativisht në ekonominë e këtyre dy shteteve që vazhdimisht kanë krijuar pengesa të lëvizjes së lirë të mallrave, bizneseve, qytetarëve dhe kapitalit qoftë edhe transit, prandaj si e tillë Kosova e ka pas të vetmen zgjidhje për te prek në palcën e politikës dhe ekonomisë së këtyre vendeve që të respektojnë Kosovën në tërësi me të mirat e veta si partner dhe jo vetëm si vend që mund të vjelin qindra miliona euro pa i dhënë asnjë kundër shpërblim, por përkundrazi duke aplikuar edhe barriera jo tarifore ndaj Kosovës”, tha Agim Shahini.
Ai shtoi se AKB, ka mbështet partnerët e vet për ta realizuar këtë hulumtim studimor në 300 biznese ku janë përgjigj 95 kompani serbe që kryesisht bashkëpunojnë me kompanitë e ndryshme të Kosovës e që kanë mbi 45,000.00 punëtorë mbi efektet e taksës 100% në ekonominë e Serbisë dhe si përfundim ka ardhë se nga data 21 nëntor -05 dhjetor 2018 humbjet e këtij vendi janë dhjetëra miliona euro.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














