Shkurt.ch
Të diplomuarit premtojnë ta bartin dijen zvicerane në Shqipëri
Qindra studentë nga 17 vende të botës përfunduan ciklin e studimeve në B.H.M.S, ku u shpërblyen me marrjen e diplomës Bachelor dhe Master, në një ceremoni jubilare në sallën historike zvicerane në hotelin “Schweizerhof” në Lucern, të cilën e kishte projektuar Leonhard Zeugheer (1812-1866), e në të cilën kishte festuar Eugenie, gruaja e Napoleonit III.
Të diplomuarit për presidentin e “Bendetict of Education Gropup” dhe B.H.M.S., Heinrich Meister, janë kampionë të dijes. Në fjalën e tij përshëndetëse të rastit, të sapodiplomuarve dhe të pranishmëve ai ua përcolli fjalët më të mira dhe ngazëllimin mbi sukseset dhe perspektivën pozitive që ai sheh te kjo gjeneratë. «E ardhmja është juaja», tha Meister.
Ndërsa krahu i djathtë i presidentit, shqiptari Arsen Shoshi, tha se të diplomosh një numër kaq të madh studentësh, do të thotë të ndjehesh shumë i përgjegjshëm përballë faktit nëse cilësia dhe standardi kanë qenë në nivelin që do të duhej dhe ky brez i ri i diplomuar të jetë i përgatitur profesionalisht”, tha Arsen Shoshi, udhëheqës për investime në këtë shkollë në Zvicër.

Ai ndjehet i privilegjuar që në ceremonitë e diplomimit, vendeve të mbarë botës po u shtohen edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











