Bota
Ndjekja nga policia si në filma, aksidentohet automjeti
Pasi nuk iu bind urdhrit të policëve për t’u ndalur, një i dyshuar vendosi të arratisej me automjetin e tij. Por, plani i tij nuk u realizua, pasi policia në Oklahoma u tregua e shpejtë në reagim dhe e filloi ndjekjen.
Pas disa minutave, automjeti u përplas në një shtyllë të madhe elektrike. Nga pamjet e siguruara përmes helikopterit, shihen tre personat që ndodheshin në automjet teksa arrestohen në vendin e ngjarjes, përcjell albinfo.ch.
Ndjekja nga policia filloi kur ngasësi i automjetit nuk pranoi të ndalej. Policia e ndoqi makinën me shpejtësi që arrinte 160 kilometra në orë. E gjatë ndjekjes, një udhëtar u hodh nga makina në lëvizje dhe u dorëzua.
Në një moment, oficerët u përpoqën t’i japin fund ndjekjes me përdorimin e mjeteve, me të cilat do t’i shponin gomat, por makina bëri kthesë të papritur. Por, pasi u godit nga makina e patrullimit, automjet i të dyshuarit u rrotullua disa herë para se të godiste shtyllën elektrike.
https://www.youtube.com/watch?v=jjXPS77kS34
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










