Shkurt.ch
Kërkoi vetëdrejtësi për kosovarin, nëpunësi zviceran afër largimit nga puna
Daktilografi i Komunës Boswil AG, Daniel Wicki, në mediat sociale ka propaganduar kundër refugjatëve. A është kjo është arsyeja që ai së shpejti do të largohet nga puna e tij?
Propaganda kundër refugjatëve në Facebook dhe Twitter mund t’i kushtojë me largim nga puna nëpunësit të Komunës Boswil, Daniel Wicki. Edhe kërkimfalja e tij publike duket se nuk do t`i ndihmojë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Deri më tani, mbi 1000 persona kanë nënshkruar një peticion të Partisë SP nga Aargau, me të cilën ajo kërkon largimin e tij nga puna.
Këshilltari kombëtar nga Aargau i PS-së, Cédric Wermuth, është i kënaqur me numrin e lartë të nënshkrimeve dhe nuk e ka befasuar: “Kjo është një çështje që i prek njerëzit”.
Kishte edhe njerëz të cilët janë duke shqyrtuar mundësinë e një kallëzimi penal ndaj tij. Se si do të vazhdojë më tej procedurën SP nga Aargau, mbetet ende një çështje e hapur: “Shqetësimi ynë ishte të japim shenjë”.
Nuk mund të pranojmë që një person publik në këtë pozitë, të sillet në këtë mënyrë, ka pohuar Wermuth, transmeton Albinfo.ch.
“Unë mendoj se Daniel Wicki nuk e kishte të qartë se si duhet të prononcohet si daktilograf komunal për çështje të caktuara”. Përsëri dhe gjithnjë, Wicki në të kaluarën ka propaganduar kundër refugjatëve. Kështu, ai kërkoi dënim me vdekje për një azilkërkues që kishte përdhunuar një grua në Gjermani. Në rastin e një kosovari i cili kishte kryer një plaçkitje në vitin 2017, ai gjithashtu bëri thirrje për vetëdrejtësi.
Zyra e prokurorit publik në Aargau nuk ka ndërmarrë hetime në këtë rast. Nuk ka pasur asnjë denoncim e asnjë dyshim, në bazë të të cilit do të mund të përfshiheshin hetimet, njofton Albinfo.ch.
“Në lidhje me diskriminimin racial, arritëm në përfundimin se asnjë racë, përkatësi etnike apo fetare, por azilkërkuesit në përgjithësi janë diskredituar, gjë që nuk mbulohet nga faktet e diskriminimit racial”.
Nga ana tjetër, Komisioni Federal kundër Racizmit e vlerëson ndryshe këtë veprim. Deklaratat e Wickit janë problematike dhe diskriminuese. “Deklaratat që përbëjnë nxitje për azilkërkuesit dhe përfshirjen e një thirrje për vetëdrejtësi janë të papranueshme – veçanërisht nëse autori është një anëtar i personelit administrativ me një pozicion të lartë në komunë”, thonë nga ky komision.
https://twitter.com/cedricwermuth/status/1070674464491388928
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













