Bota
6 të vdekur pas panikut në një koncert për të rinj
Në disko ndërkohë është sekuestruar një pajisje që mbante gaz lotsjellës, por nuk dihet nëse është ajo që është përdorur kur u shkaktua paniku
Pesë të rinj të grupmoshës nga 14 në 16 vjeç, si dhe një nënë që shoqëronte të bijën, janë viktimat e një panikut që mbërtheu frekuentuesit e një diskoteke në Ankona të Italisë, duke bërë që të kërkonin arratinë duke shkelur mbi njëri-tjetrin.
Shkak i panikut gjatë një koncerti të reperit Sfera Ebbasta duket se është bërë përdorimi i një gazi lotsjellës.
Mes të plagosurve, shtatë janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, madje raportohet të jenë në koma të induktuar, transmeton TCH.
Viktimat janë identifikuar si Asia Nasoni, 14 vjeç, dhe Daniele Pongetti, 16 vjeç, që të dy nga Senigallia; Benedetta Vitali, 15 vjeç nga Fano; Mattia Orlandi, 15 vjeç nga Frontone; Emma Fabini 14-vjeçare dhe Eleonora Girolimini, 39 vjeç, nënë e 4 fëmijëve nga Senigallia, mes të cilëve edhe 11-vjeçarja që shoqëronte por që fatmirësisht ka shpëtuar, përcjell albinfo.ch.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalet rajonale, Torrete, Senigallia dhe Jesi, me ata në gjendje më të rëndë në të parin. Hetuesit kanë nisur ndërkohë të vlerësojnë provat, qoftë për të përcaktuar më saktë dinamikën e tragjedisë, që të risjell në kujtesë ngjarjen e ndodhur në sheshin “San Carlo” të Torinos, qoftë edhe dyshimet mbi hipotezën se në mjedisin në fjalë ndodheshin më shumë persona nga sa mund të lejohej.
Po hetohet gjithashtu edhe dëshmia e një të pranishmi që ka thënë se dalja e emergjencës nuk funksiononte. Mes të lënduarve, teksa flitet për rreth 60 persona deri tani, 7 janë më të dëmtuarit që kanë përfunduar në spitalin e Ankonës. Bëhet fjalë për dy vajza dhe 5 djem, që të gjithë mes 14-20 vjeç. Disa prej tyre janë shtruar për shkak të traumave në kokë, për të cilët mjekët thonë se janë në gjendje “rreziku për jetën, por në gjendje të qëndrueshme”, e jo në përkeqësim.
Në disko ndërkohë është sekuestruar një pajisje që mbante gaz lotsjellës, por nuk dihet nëse është ajo që është përdorur kur u shkaktua paniku. Por hetimet nuk po ndihmohen nga telekamerat e munguara, qoftë në mjediset e brendshme, ashtu edhe jashtë lokalit të natës.
Dëshmitarë të incidentit thonë se gjithçka ka nisur pas një grindjeje mes të rinjve, e tregon edhe një video ku shihet një djalë që përdor sprajin në fjalë, ndaj një tjetër djali që ishte në sallë me të cilin mund të ketë debatuar. Bashkëshorti i gruas së vdekur thotë se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen, me Eleonorën që ka lënë pas 4 fëmijë, ndërsa pretendon se salla ishte e tejmbushur me adoleshentë të dehur.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













