Futboll
Xhaka, ylli i Arsenalit
Granit Xhaka kishte notën më të lartë të ndeshjes, duke u vlerësuar me 8.2
Arsenali është në formë shumë të mirë këtë sezon. Pasi pësuan dy humbje në dy ndeshjet e para, londinezët kanë 21 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, shkruan albinfo.ch.
Padyshim se merita të mëdha për këtë sukses kanë edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Xhaka ishte edhe futbollisti më i mirë i “Topçinjve” në ndeshjen e fundit ndaj Huddersfield Town, ku aktivizohet Florent Hadërgjonaj.
Granit Xhaka kishte notën më të lartë të ndeshjes, duke u vlerësuar me 8.2.
Për 66-të minuta luajti edhe Shkodran Mustafi, i cili u vlerësua me notë 6.6, ndërsa Florent Hadergjonaj u notua me 6.3.
Xhaka është ndër lojtarët e preferuar të trajnerit Unai Emery, duke qenë i pazëvendësueshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













