Bota
Francezët mbështesin “xhaketat e verdha”
Rreth 72 për qind e francezëve mbështesin të ashtuquajturit “xhaketat e verdha” në bazë të rezultateve të fundit të anketës, dy ditë pas protestës së tretë në Paris dhe qytete të tjera franceze për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, më shumë se 80 për qind e të anketuarve nuk janë dakord me dhunën, ndërsa 90 për qind besojnë se ekzekutivi nuk ka treguar se ishte në krye të detyrës”, kanë treguar rezultatet e një sondazhi nga instituti kërkimor “Harris Interactive”, i kryer nga radioja franceze dhe televizionit RTL M6.
Përqindja e mbështetësve francezë që protestuan është e ngjashme me shifrën e regjistruar në ditën e parë të protestave të 17 nëntorit, përfundoi RTL.
Pritet pezullimi i rritjes së taksës për karburante në Francë
Qeveria franceze pritet të pezullojë rritjen e taksës së karburanteve pas disa javëve me protesta të dhunshme.
Protestat janë mbajtur në qytetet kryesore franceze duke shkaktuar dëme të konsiderueshme gjatë tre fundjavave të kaluara. Kryeministri Edouard Philippe kërkoi kompromis me protestuesit, por ata bënë thirrje për bisedime dhe përmendën kërcënimet me vdekje nga ekstremistët në radhët e tyre, raporton BBC.
Tre persona kanë vdekur që nga fillimi i trazirave dhe dhunës, sidomos kur statuja u shkatërruan në Arc de Triomphe të shtunën e kaluar.
“Jelekët e verdhë” janë quajtur kështu për shkak se protestuesit kanë bartur jelekët e verdhë të ndezur që kërkohet të mbahen në çdo automjet në bazë të ligjit francez.
Lëvizja protestuese është rritur përmes mediave sociale dhe ka përkrahës në të gjithë spektrin politik.
Presidenti Emmanuel Macron u zgjodh dy vjet më parë me një mandat për reforma gjithëpërfshirëse, por popullariteti i tij ka rënë dukshëm në muajt e fundit.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










