Bota
Dorëhiqet, nuk e ka mbështetur Sllovakia marrëveshjen e OKB-së për emigrimin
Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, ka vendosur të japë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj vendimit të Parlamentit të enjten, për të hedhur poshtë paktin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trajtimin e emigrantëve.
Lajçak ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kur u miratua pakti i migracionit dhe më herët kishte kërcënuar të dorëhiqej, nëse vendi i tij nuk e mbështeste atë.
Siç raporton Top Channel, Pakti Global për Migracion të Sigurt, të Rregullt dhe të Kontrolluar është miratuar në korrik nga të gjitha 193 vendet anëtare të OKB-së, përveç Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë premtuar se do ta ratifikojnë në muajin dhjetor.
“Ministri i Jashtëm, Miroslav Lajçak, ka vendosur, pas votimit të sotëm (në parlament)… të japë dorëheqjen”, tha ministria, duke shtuar detajet që do të pasojnë, pasi Lajçak do takojë kryeministrin Peter Pellegrini dhe presidentin Andrej Kiska, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, ka thënë se qeveria e tij “nuk do ta pranojë” paktin për shkak të marrjes së saj mbi migrimin si një fenomen përgjithësisht pozitiv, gjë që kundërshton vullnetin e Sllovakisë për të bërë dallime midis emigrantëve.
Përveç Bratislavës, anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, si Austria, Hungaria apo Republika Çeke, shmangën paktin, ndërsa Zvicra do ta marrë më vonë vendimin. Pakti u konceptua pas fluksit më të madh të emigrantëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, shumica prej të cilëve ikin nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













