Sport
Presidenti i DFB viziton Ambasadën e Kosovës në Gjermani
Kryetari i Lidhjes Futbollistike të Gjermanisë, Reihard Grindel ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin.
Në takim me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj, Grindel e ka uruar Ambasadorin Cufaj për sukseset e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombev ndërsa ka potencuar që Asociacioni më i madh i futbollit në Evropë, DFB, do të vazhdojë që edhe në të ardhmen ta përkrahë Federatën e Futbollit të Kosovës.
Tutje, Ambasadori Cufaj e ka përshëndetur në emër të Presidentit, Kryeminsitrit dhe bartësve tjerë të Institucioneve të Kosovës dhe e ka ftuar edhe zyrtarisht kryetarin e DBF ta vizitojë Kosovën vitin që vjen.
Ambasadori Cufaj në emër të Kryetarit të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit dhe të Ministrit për Sport Kujtim Gashit, Presidentit të DFB i ka dhuruar një Triko të Kombëtares së Kosovës me Numrin e Kapitentit dhe Kryetarit legjendar të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrit.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











