Shkurt.ch
Pilotët “ia fusin gjumë”, aeroplani në duar të stjuardesave!
Fatin e aeroplanit dhe me këtë, edhe të të gjithë pasagjerëve, këta dy e kishin lënë në duar të dy stjuardesave
Në një aeroplan të kompanisë ajrore Air India, dy pilotë janë rehatuar në pjesën luksoze të aeroplanit (bussiness-Class) për të bërë një sy gjumë ndërkohë që aeroplani vazhdonte të fluturonte. Fatin e aeroplanit dhe me këtë, edhe të të gjithë pasagjerëve, këta dy e kishin lënë në duar të dy stjuardesave.
Por, në momentin kur stjuardesat e kanë fikur autopilotin, vetëm pak është dashur që të ndodhte një katastrofë me aeroplanin.
Sipas ekspertëve të fluturimit, është e mundur që një person të zëvendësojë për një kohë të shkurtë njërin nga dy pilotët, në rast se ky për pak çaste duhet të dalë nga kabina. Por, në një rast të tillë është e nënkuptueshme që funksionin e tij e merr kopiloti.
Ndërsa, të lihet aeroplani në duar të personave të paaftësuar për këtë profesion, është thjesht aventurë me shumë rrezik. Kjo edhe pse në kushtet e sofistikimit të madh të fluturimit, pjesa më e madhe e drejtimit të aeroplanit sot, në fakt bëhet në mënyrë të teledirigjuar, nga aeroporti.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












