Bota
Gjermanët kanë filluar të distancohen nga vëllai i madh, Amerika
73 përqind e gjermanëve i vlerësojnë marrëdhëniet bilaterale si të këqija dhe shumë të këqija
Gjermanët kanë shumë arsye t’i jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara: SHBA mbështeti Planin Marshall, e lidhi Gjermaninë me Perëndimin, e ndihmoi në ribashkimin dhe shumë më tepër.
Por mbi miqësinë historike ka rënë një hije e errët: Presidenti Donald Trump i detyron gjermanët të ndryshojnë prioritetet në politikën e jashtme. Megjithatë SHBA, është partneri i dytë më i rëndësishëm pas Francës. Por vetëm 35 përqind e gjermanëve janë të këtij mendimi, një vit më parë ishin 43 përqind, raporton “DW”.
Politika e SHBA-së krijon shqetësim tek gjermanët. 28 përqind i shohin marrëdhëniet transatlantike si sfidën më të madhe të politikës së jashtme (ndërsa më 2017-n ishin 19 %). Shqetësim më të madh se kjo krijon vetëm politika e migracionit dhe refugjatëve, përcjell albinfo.ch.
73 përqind e gjermanëve i vlerësojnë marrëdhëniet bilaterale si të këqija dhe shumë të këqija. Edhe këtu shihet rritje në krahasim me vitin e kaluar kur shifra ishte 56 %. Kurse anasjelltas, 70 përqind e amerikanëve e shohin marrëdhënien me Gjermaninë si të mirë dhe shumë të mirë.
Me sa duket ata vlerësojnë politikën e Angela Merkelit, më shumë se të presidentit të tyre. Ai nervozohet kryesisht që Gjermania nuk jep më shumë para për mbrojtjen. Në këtë pikë shumë gjermanë i japin të drejtë Trumpit: Një numër i konsiderueshëm prej 43 përqind e gjermanëve janë për rritjen e buxhetit të mbrojtjes (më 2017-n ishin 32 %). 40 përqind duan që këto shpenzime të mbeten sa janë (më 2017 mendonin kështu: 51 %), 14 përqind duan t‘ i ulin shpenzimet.
Por edhe në vendet më të afërta fqinje Gjermania nuk shikon arsye për t’u kënaqur. Shtimi i populizmit dhe nacionalizmit si dhe Brexiti e kanë bërë shikimin më të vrenjtur. Kështu për shembull 63 përqind e të pyeturve thonë se BE ndodhet në rrugë të gabuar, vetëm 32 përqind mendojnë se është duke u zhvilluar pozitivisht. 77 përqind e shohin bashkëpunimin midis vendeve të BE të dobësuar. Dhe vendeve që e bëjnë Gjermaninë përgjegjëse për këtë gjë ata nuk duan t’ u bëhen lëshime.
Kështu për shembull gati dy të tretat thonë se britanikët nuk duhet të marrin të drejta të posaçme pas daljes nga BE. Vetëm 31 përqind përkrahin partneritetin e privilegjuar me Britaninë e Madhe. Dhe Hungaria e Polonia duhet të dënohen për largimin nga sistemi europian i vlerave. 74 përqind e gjermanëve janë të mendimit se Republika Federale duhet të fuqizohet në përdorimin e sanksioneve, si për shembull zvogëlimin e subvencioneve të BE.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













