Bota
Tatim për xhamitë në Gjermani
Pak ditë para zhvillimit të Konferencës Gjermane të Islamit në Berlin, Ministria e Punëve të Brendshme tregohet e hapur që në Gjermani të zhvillohet debat për futjen e tatimit për xhamitë
Javën e ardhshme në Berlin rimblidhet për herë të parë pas disa vitesh Konferenca Gjermane e Islamit. Sekretari i Shtetit për Vendlindjen në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Markus Kerber, (CDU) u shpreh të shtunën (24.11) për gazetën gjermane „Bild” se lista e të ftuarve përmbledh si shoqatat e xhamive tradicionale ashtu edhe shoqata të reja dhe persona të veçantë. „Kemi ftuar një spektër të gjerë të jetës islame në Gjermani.” Qëllimi i konferencës është vendosja e piketave më të rëndësishme për tre vitet e ardhshme. Do të diskutohen po ashtu edhe kërcënimet kundër kritikëve të islamit, njofton agjencia e lajmeve, epd, transmeton “DW”.
Një temë që pritet të diskutohet është edhe reduktimi i influencave të huaja tek shoqatat e xhamive. Sekretati i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kerber u tregua i hapur për një debat të futjes së tatimit për xhamitë. „Qëllimi duhet të jetë që xhamitë në Gjermani të mos jenë të varura nga ndihmat financiare nga jashtë”, tha ai. Nëse një komunitet e sheh futjen e tatimit për xhaminë si zgjidhje për anëtarët e saj, këtë duhet ta vendosin vetë ata. Kusht është që xhamitë të përmbushin kriteret për subjektet juridike të së drejtës publike, përcjell albinfo.ch.
E rëndësishme, sipas Kerber, është marrja e më shumë informacioneve për jetën islame në Gjermani, jo vetëm për numrin e xhamive. Kerber refuzoi një kuotë për myslimanët në firma, politikë dhe shoqëri. „Kjo nuk i ndihmon askujt”. Qëllimi i Konferencës së Islamit në Gjermani, të krijuar në vitin 2006, është të nxisë e mbështesë dialogun mes shtetit gjerman dhe myslimanëve, përmirësimin e jetës së myslimanëve në Gjermani, dhe ushtrimin e fesë në harmoni me rendin kushtetues gjerman.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














