Bota
Britanikët duan rikthimin e statujës
Një delegacion nga Easter Island do të mbërrijë në Londër javën tjetër për të kërkuar kthimin nga Muzeu Britanik të një prej statujave emblematike të polinezianëve të parë. Statuja e gjatë më shumë se dy metra, ishte mes 900 statujave të gdhendura nga banorët e ishujve mes vitit 1100 dhe 1600 pas Krishtit.
Statuja është marrë nga ishulli, që ndodhet 2480 kilometra në perëndim të kryeqytetit kilian Santiago, më 1868, nga kapiteni Richard Powell, dhe iu prezantuar Mbretëreshës Viktoria që ia kaloi në Muzeun Britanik. Statuja është një nga shumë artefakte të eksploruesve britanikë dhe personaliteteve nga e gjithë bota që shfaqen në Muzeun Britanik. Por, një numër i këtyre thesareve janë bërë temë e debatit intensiv dhe kërkesave për kthimin e tyre nga vendet e tyre të origjinës.
Delegacioni do të ofrojë për të shkëmbyer këtë statujë për një tjetër të gdhendur nga guri nga skulptori bashkëkohor Bene Tuki. Felipe Ward, ministër i trashëgimisë në Kili, i cili do të shoqërojë delegacionin në Londër, tha se ai kishte shpresë, sepse ata janë të gatshëm ta diskutojnë atë, shkruan Albinfo.ch
Një zëdhënës i Muzeut Britanik ka thënë se gjithmonë është i gatshëm të merrte parasysh heqjen e objekteve nga koleksioni i saj “sipas kushteve të zakonshme”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










