Shkurt.ch
Kostumi që të mbron nga plumbat dhe nga shiu: 2. 8 milionë franga
Të mbron nga plumbat, nuk laget nga uji dhe ka 880 diamante. Ky është kostumi më i shtrenjtë ne botë dhe atë, në panairin Baselworld e prezanton një prodhues zviceran.
Kush dëshiron ta veshë këtë kostum, të cilin rrobaqepësi i rrobave me porosi, Suitart e paraqet në Baselworld më 28 prill (nesër) duhet të ketë xhepa shumë të thellë- sepse bëhet fjalë për kostumin, që, siç e thotë prodhuesi, është më i shtrenjti në botë. “Diamond Armor”, siç i ka vënë prodhuesi emrin kostumit, përbëhet nga 880 diamante, me vlerë prej 124 karatësh. Ndërsa kravata ka në përbërjen e saj mëndafsh dhe ari 24 karatësh.
Por, ajo që e bën të jashtëzakonshëm këtë kostum është siguria që ofron: nga uji dhe nga plumbat! Falë nanoteknologjisë së përdorur, ai “e refuzon” ujin. Mund të qëndrosh nën rrebeshin e shiut dhe kostumi të mos laget fare. Ndërkaq, kulmi i kualitetit të tij qëndron në sigurinë nga plumbat. “Diamond Armor” kryen funksionin e një xhakete të blinduar. Pra personi që e vesh, është i sigurt nga plumbat dhe, kjo siguri, është e certifikuar sipas standardeve të NATO-s.
Dhe këtu nuk përfundon mrekullia. Kostumi që kushton afër 3 milionë franga, të mbron edhe nga vapa: një siste i integruar ftohjeje mundëson që bartësi i tij kurrë të mos djersitet. Sistemi aktivizohet duke shtypur një pullë.
Veç anës së sigurisë dhe të teknologjisë, ky kostum përmbush edhe kriterin estetik. Në astarin e tij pre mëndafshi gjendet një pikturë e një artisti të njohur jugamerikan që tregon një grua të bukur dhe limanin e Rajnës në Bazel. Ndërsa në çmimin e shitjes përfshihet edhe një orë, model i markës luksoze nga Lucerni, Carl F. Bucherer.
Me gjithë këto përparësi dhe “kerefekte” kostumi “Diamond Armor” duhet të ketë një mangësi. E pra ai është, u mor vesh, më i rëndë se kostumet e zakonshme, ndonëse jo së tepërmi i rëndë. Shtresat antiplumb janë të trasha rreth 8 milimetra dhe falë teknologjisë më të re të përdorur peshojnë gjithsej 11.3 kilogramë, thotë themeluesi i firmës Suitard, David Bachmann. Pjesën tjetër të peshës e përbëjnë diamantet. Por, sistemi i freskimit kompenson telashet që mund t`i shkaktojë pesha e kostumit.
Bachmann beson se do të ketë të interesuar për të blerë kostumin e tij. Në veçanti sistemi i freskimit, i instaluar në të, ka ngjallur interesimin e njerëzve në qytete si Singapur, Dubai ose Sao Paolo. Klima e ngrohtë dhe me lagështi që mbretëron në këto qytete, i bën njerëzit me kostume që të djersijnë tepër shpejtë dhe për këtë arsye ata mezi kanë pritur një teknologji të tillë që ua heq qafe këtë telashe.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









