Futboll
Zvicra, Shqipëria e Kosova mund të jenë me një grup
Zvicra ndodhet në vendin e parë në Evropë pas Ligës së Kombeve, dhe kështu do të jetë në vazon e parë
Grupet në Ligën e Kombeve përfunduan zyrtarisht të martën. Tashmë të gjithë janë në pritje të shorit më 2 dhjetor në Dublin, shkruan albinfo.ch.
Për kualifikimet në Kampionatin Evropian, vazot janë përcaktuar edhe zyrtarisht.
Zvicra ndodhet në vendin e parë në Evropë pas Ligës së Kombeve, dhe kështu do të jetë në vazon e parë. Nati gjithashtu është kualifikuar në “Play-off” të Ligës së Kombeve dhe nëse fiton këtë garë, atëherë, kualifikimet i zhvillon vetëm si miqësore.
Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e 4-t, duke zbritur me një shkallë krahasuar me eliminatoret e Kupës së Botës 2018, ku Shqipëria ishte në vazon e tretë.
Vetëm vazo e 5-të për Kosovën pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera në Ligën e Kombeve, kështu që ekzistojnë mundësitë që kuqezinjtë dhe ‘Dardanët’ të jenë në të njëjtin grup.
Befasia më e madhe është Gjermania që ka zbritur në vazon e dytë. Grupet do të jenë me 5 dhe 6 kombëtare.
Kështu ka gjasa që Zvicra, Shqipëria dhe Kosova të jenë në një grup. Kosova nuk mund të jetë në grup me Serbinë dhe Bosnjën.
Vazot
Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.
Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










