Kosova
Ambasada e SHBA-ve, dështimi me Interpolin nga presioni i Serbisë
Lidhur me zhvillimet në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, në të cilën ndër të tjera thuhet se “me këtë rezultat, të gjithë humbasim”.
Policia e Kosovës, sipas Ambasadës, është një institucion i aftë dhe i dëshmuar, dhe shumica e vendeve e kanë parë një gjë të tillë dhe kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, pavarësisht fushatës së Serbisë, shkruan Albinfo.ch
Kjo situatë, sipas Ambasadës Amerikane, justifikon nevojën për arritjen e marrëveshjes për normalizim të plotë ndërmjet Kosovës e Serbisë. “Ne vazhdojmë fuqimisht ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mundësuar nga BE-ja. Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet t’i shpejtojnë përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje për normalizimin e plotë, që është mënyra e vetme për të dy vendet për të ecur përpara në rrugëtimin e tyre për anëtarësim në BE. Të dyja, Serbia dhe Kosova, duhet ta kuptojnë se rrugëtimi i tyre drejt të ardhmes evropiane shkon përmes normalizimit”, thekson Ambasada e SHBA-së.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










