Bota
Studentët jo-evropianë do të paguajnë më shumë në Francë
Qeveria franceze do të rrisë tarifat e regjistrimit në universitete për studentët jo-evropianë, duke theksuar se kërkon të tërheqë më shumë studentë ndërkombëtarë duke përmirësuar politikën e vizave dhe duke dhënë më shumë bursa.
Aktualisht, studentët jo-evropianë paguajnë njësoj si studentët francezë, ose 170 euro për një vit baçelor, 243 euro për masterin dhe 380 euro për doktoraturën.
Por duke filluar nga viti 2019, studentët jo-evropianë do të paguajnë 2 770 euro për baçelorin dhe 3 770 euro për masterin dhe doktoraturën, sipas qeverisë, transmeton “ATSH”.
Kjo rritje do të mundësojë kryesisht shtimin e numrit të bursave ose të heqjes së kostove të regjistrimit, nga të cilat do të përfitojnë 15 000 studentë në muajt në vijim, që vijnë kryesisht nga vendet në zhvillim (kundrejt 7 000 që janë aktualisht), përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












