Futboll
Kosova, 1 vit pa humbje
Kosova në nëntë ndeshjet e fundit ka shtatë fitore dhe dy barazime në të gjitha garat
Kosova mundi Maltën në udhëtim me rezultat bindës 5:0, duke vazhduar kështu ecurinë e shkëlqyer pa humbje.
Kosova nuk di për humbje që nga 9 tetori i vitit 2017, dhe fitorja e fundit dëshmoi për formën e shkëlqyer që po e kalon, përcjell albinfo.ch.
Trajneri zviceran Bernard Challandes është një nga më të merituarit për këtë sukses.
‘Dardanët’ ndodhen në krye të tabelës me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani që do të takohet më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Me rast fitore ose barazimi, Kosova do të promovohej në Ligën C.
Në pesë ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kombeve, Kosova ka shënuar 11 gola dhe ka pranuar vetëm dy.
Kosova në nëntë ndeshjet e fundit ka shtatë fitore dhe dy barazime në të gjitha garat, zyrtare dhe miqësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












