Kuriozitete
Hotel i ndërtuar mbi një gurorë
Një hotel i vjetër i ndërtuar nga gurët e një guroreje është hapur për media në Shangai, derisa pronari ka ofruar garanci për sigurinë e ndërtesës pavarësisht frikës nga jostabiliteti gjeologjik ose vërshimet.
Kenneth Chan, drejtor ekzekutiv në Shimao Group, i cili financoi projektin u ka thënë gazetarëve që projekti konsiderohej në fillim i pamundur, meqë krijohej përkundër të gjitha parimeve inxhinierie dhe ndërtuese. Por ai shtoi se siguria është e garantuar, përcjell albinfo.ch.
“Hoteli është i siguruar nga zjarri. Andaj nëse baza e hotelit është gjeologjikisht jo stabile si mund t’i rezistojë tërmetit? Të gjithë mendojnë se kjo duket jo reale dhe kemi një çështje me temperaturën e ujit dhe të tjera. Por u kemi garantuar të gjithë për siguri andaj ky hotel është i sigurt”, tha Chan.
Sipas organizatorëve, të ngjarjes për media, ndërtimi i hotelit Intercontinental Shanghai Wonderland filloi në vitin 2013. Në gurore ekzistonte edhe një ujëvarë e krijuar artificialisht si pjesë e zhvillimit. Pothuajse 36 800 metra katrorë të hapësirës janë gdhendur në bazën e gurores në mënyrë që hoteli me 336 dhoma në 17 kate, të ndërtohej. 15 kate të hotelit janë nën tokë. Hoteli do të hapet për publikun me 20 nëntor.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














