Sport
Motër e vëlla binjakë, reprezentues të Zvicrës për juniorë
Gjatë verës, futbollisti shqiptar nga Biberisti, Rion Xhemaili, u inkuadrua me sukses në Përfaqësuesen zvicerane të grupmoshës U16. Por, rruga është ende e gjatë për talentin nga FC Solothurn, thotë Roni Vetter
Një muaj më parë, të rinjtë U-16 të e FC Solthurnit arritën ta mposhtin FC Baselin e madh në kuadër të 16-ës së finales në Kupën e Zvicrës, pas penalltive. Atëbotë, golashënues për FC Solthurnin ishte Rion Xhemaili, për rezultatin 1:1. Mirëpo, në çerekfinale, ndalesa përfundimtare u quajt FC Zurich, kur ekipi humbi me rezultat 0:4.
Në këtë ndeshje, Rioni tregoi një lojë mjaft të mirë dhe në minutën 81, ai u zëvendësua. “Rioni ka përgatitje të mirë dhe manovrimi me topin është i shkëlqyeshëm. Qëndrimi i tij është i drejtë dhe ka pasion për futbollin. Problemi i tij është vetëm efikasiteti”, ka analizuar Rony Vetter, drejtor i të rinjve në FC Solothurn, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Me strukturën e tij fizike prej 163 centimetra gjatësi dhe 46 kilogramë peshë, Rioni ende nuk iu përket më të fortëve. Por, kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar, thotë trajneri Kahraman. “Ne do t’i japim atij kohë për t’u zhvilluar. Muskujt edhe për kohë të gjatë nuk janë ndonjë kriter, pasi në këtë moshë, zhvillimi fizik është i shpejtë.
“Fakti që jam inkuadruar në Përfaqësuesen zvicerane, nuk i takon talentit tim, por FC Solothurnit. Promovimi i talenteve të rinj këtu është ndër më të mirët në Zvicër”. Ky është vlerësimi real i djaloshit pesëmbëdhjetëvjeçar, njofton Albinfo.ch. Dhe ai nuk është i vetmi nga familja e tij që luan futboll. Që nga kjo verë, edhe motra e tij binjake Riola Xhemaili ka luajtur në Përfaqësuesen zvicerane të U16, duke bërë dy paraqitje zyrtare ndërkombëtare.
“Unë shpresoj se Riola Xhemaili së shpejti do të luaj me ne në Bernë”, thotë Rolf Kirchhofer, koordinator i ekipit të femrave tek BSC Young Boys, rreth motrës së Rinoit, e cila aktualisht është kapitene e ekipit FC Basel, për grupmoshën U 15. Ëndrra e saj për t’u bërë një futbolliste profesioniste është po aq e paprekur sa edhe e vëllait të saj, transmeton Albinfo.ch.
Por edhe pse binjakët po ëndërrojnë për një karrierë të madhe futbolli, ata nuk do ta humbasin truallin nën këmbët e tyre, pasi vitin e ardhshëm ata do t`ia fillojnë me praktikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi















