E-Diaspora

Vdes Qaush Avdijaj, drejtues i FC Kosova të Cyrihut

Varrimi i tij bëhet të martën më 16 prill 2013 në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë

Ka ndërruar jetë të dielën, Qaush Avdijaj, njëri ndër drejtuesit e FC Kosova të Cyrihut. Me këtë rast klubi i tij në një informatë “njofton të gjithë shokët miqtë e familjarët se të dielën më 14 prill 2013 (në moshën 41 vjeçare) papritmas ka ndërruar jetë shoku, bashkëpunëtori e drejtuesi shumëvjeçar i KF Kosova, Qaush Avdijaj

Qaushi ka qenë i afërt me të gjithë, familjar i shkëlqyeshëm, vite me radhë i ka dhënë shtytje të jashtëzakonshme KF Kosova duke qenë një nga shtyllat kryesore të tij.

Varrimi i tij bëhet të martën më 16 prill 2013 në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Kryesia e KF Kosova u shpreh ngushëllime familjes së Qaushit si dhe miqve të ngushtë”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së KF Kosova, Zürich.