Zhvillim
Investitorët e huaj “i përzë” haraçi?
Ka raste ku kompanitë e huaja kanë dëshmuar se iu është kërkuar ryshfet, apo janë kushtëzuar prej individëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës
Shumë investitorë potencialë ndërkombëtarë vijnë në Kosovë por kthehen pa investuar. Njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë thonë se që u bëhet atyre, mund të jetë njëra nga arsyet që ata të lrgohen pa investuar asgjë.
Çdo kompani e huaj, e cila dëshiron të investojë në Kosovë, hulumton procedurat për regjistrim, taksat, ambientin politik dhe juridik, zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe në bazë të kësaj, ajo vendos a do të investojë apo jo, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara, Agron Demi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas këtij hulumtimi që bën një investitor, kur sheh se në një vend ekziston korrupsion i madh, ai do të mendojë nëse duhet të invesojë në atë vend ose jo.
“Arsyeja si ndikon korrupsioni në uljen e zhvillimit ekonomik dhe uljen e investimeve të huaja, është se korrupsioni ka ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin politik të një vendi. Dhe, stabiliteti politik i një vendi është parakusht për investime të huaja, sidomos ato afatgjata, të cilat kërkojnë që investimi i tyre të jetë i sigurt së paku për 20 apo 30 vjet”, thotë Demi.
Edhe organizata të ndryshme ndërkombëtare si “Transparency International” dhe “Fredoom House”, e kishin theksuar në raportet e tyre se Kosova është një vend me korrupsion të lartë.
Kosova ka ligje të mjaftueshme për ta luftuar korrupsionin, por asnjëherë nuk është parë një vullnet politik për ta luftuar atë, vlerëson Demi.
Ligji për investime të huaja në Kosovë kishte hyrë në fuqi në vitin 2006, ndërkaq së fundi janë bërë disa ndryshime të këtij ligji, i cili është shqyrtuar në Kuvendin e Kosovës në dy seanca, por nuk është miratuar.
Ky ligj, thekson Demi, duhet të miratohet, pasi që si i tillë do të siguronte investitorët e huaj se me ardhjen në pushtet të partive të tjera nuk do të kishte ndonjë tendencë që do të dëmtonte investimin e tyre.
“Rastet ku kompanitë e huaja kanë dëshmuar se iu është kërkuar ryshfet, apo iu është kërkuar prej individëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës se nëse dëshirojnë të investojnë në një projekt të caktuar zhvillimor, që të afërmit e tyre apo ata vetë personalisht të jenë aksionarë të asaj kompanie të re, tregojnë se realisht investitorët e huaj u ikin vendeve si Kosova, ku do të duhej të merren vesh me dikë në Qeveri pasi që ligji nuk mjafton si është në letër”, shprehet Demi.
Në anën tjetër, profesori i ekonomisë në Institutin “Riinvest”, Alban Zogaj, thekson se një prej probleme më të mëdha në ekonominë e Kosovës, aktualisht është niveli i ulët i investimeve, si vendore, ashtu edhe të huaja.
“Kjo rënie po vjen si rezultat i disa pengesave. Pengesat më të mëdha janë aktualisht te mjedisi jo i favorshëm biznesor, që nënkupton një gjyqësor të dobët, një politikë fiskale, e cila nuk është e favorshme për investimet e jashtme, sidomos duke pasur parasysh nivelin e TVSH-së dhe formën e pagesës në ekonominë kosovare, pastaj nivelin e lartë të korrupsionit”, thekson Zogaj.
Ikja e investitorëve të huaj nga Kosova ka ndikim të madh negativ, shprehet Zogaj. Kosova humb investimet potenciale, të cilat hapin vende të reja të punës.
“Nëse ne i largojmë këta investitorë, në forma të ndryshme, çfarëdo forma qofshin ato, ne po i bëjmë dëme ekonomisë kosovare. Në këtë drejtim, duhet një angazhim i madh edhe i shoqërisë dhe i Qeverisë, në përmirësimin e ambientin afarist, në mënyrë që ne të thithim sa më shumë investime, pasi që janë ilaç për ekonominë e Kosovës”, vlerëson Zogaj.
Luftimi i dukurive negative, si krimi i organizuar e korrupsioni, vazhdimisht nga autoritetet e Kosovës ishte cilësuar si prioritet, derisa faktori ndërkombëtar kishte bërë kërkesa për ta zbutur këtë dukuri.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











