Bota
Banda që ka pastruar miliona euro në Gjermani
Një bandë kriminelësh ka larë për vite me radhë paratë e drogës së karteleve amerikano- jugorë në Evropë dhe kryesisht në Gjermani. Të akuzuarit ndodhen në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Parisit
Kufiri gjermano-belg në Ahen-Lihtenbush, në fund të gushtit 2015. Është pasdite, kur policia federale gjermane kontrollon një makinë Mercedes Klase C, me targat e Bremenit, që sapo ka hyrë në Gjermani nga Belgjika.
Në timon një i ri, që po ashtu si pasagjeri është nga Libani dhe jeton në Bremen. Të dy thonë se kanë qenë në Belgjikë për të bërë pazar. Gjatë kontrollit, policia kapi në një çantë sporti fshehur nën veshje të brendshme, 489 mijë euro, në prerje të vogla, raporton “DW”.
Hetimet e mëtejshme të doganës së Esenit nxorën se çanta kishte gjurmë kokaine. Pa e ditur, gjatë kontrollit hetuesit patën rënë ndesh me dy anëtarë të një grupi që merrej me kontrabandën e orëve luksoze, bizhuterive dhe makinave në vlerë milionash, në Evropë, Afrikën Perëndimore dhe Lindjen e Mesme. Hetimet mbushën qindra faqe, që tregojnë për një rrjet global kokaine dhe pastrimi parash, përcjell albinfo.ch.
Në shkurt të 2015, agjentët amerikanë të DEA-s, Drug Enforment Agency, arritën të përgjonin telefonatat e një karteli kolumbian droge, të cilët flisnin për transferat e fitimeve nga droga në Amerikën Jugore. Ky informacion u pasua me fillimin e një procesi hetimor në Francë, si pasojë e të cilit u përgjuan qindra telefonata dhe u morën masa sekrete vëzhgimi. Hetuesit ngritën një rrjet informantësh, që u shtri në gjithë Evropën perëndimore dhe kishte degë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikë Jugore.
Gjithsej 14 persona të kapur ndodhen tani në bankën e të akuzuarit për larjen e miliona eurove të nxjerra nga biznesi i drogës. Gati të gjithë ata janë qytetarë libanezë ose kanë lidhje familjare me Libanin. Hetuesit e kanë quajtur procesin “Cedar”, anglisht për pishën, pemën që ndodhet në flamurin libanez. Hetuesit mendojnë se rrjeti ishte aktiv në Evropë, por drejtohej nga Libani dhe ka larë në kohët më të mira 1 milionë euro në javë, edhe në Gjermani.
Në fund të hetimeve, në janar 2016, policia bëri kontrolle në gjashtë vende, arrestoi të akuzuarit dhe konfiskoi më shumë se 800 mijë euro para në dorë. Edhe në Gjermani u kontrolluan banesa në Dyseldorf, Mynster, dhe Bremen. Katër persona u arrestuan.
Grupi ka qenë i organizuar me hierarki. Disa anëtarë, si ata që u kapën në Ahen, kanë mbledhur në Belgjikë, Spanjë, Itali, Francë dhe Gjermani paratë e nxjerra nga biznesi i drogës. Këto para i janë dhënë anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët kanë blerë me to bizhuteri, ora luksoze dhe makina të shtrenjta, për t’i dërguar në Liban, për shitje. Paratë e fituara nga shitja, janë dërguar nga Libani në kartelat e Amerikës Jugore, të cilat kanë sjellë kokainë në Evropë. Ndërkohë hetuesit kanë shtruar po ashtu pyetjen, nëse e gjithë kjo punë është bërë me porosi të Hisbollahëve. Por dyshimet për financim terrorizmi nuk janë pjesë e akuzës, me sa duket sepse mungojnë dëshmitë.
Vend ku është ushtruar aktiviteti i bizneseve ilegale ka qenë edhe Gjermania. Dy të akuzuar, kanë jetuar në Mynster dhe Dyseldorf, dy të tjerë në Bremen. Procesi nuk do lerë pa dënuar edhe katër shitës gjermanë bizhuterish. “Hetimet kanë treguar se nga viti 2011 deri në vitin 2015 këto dyqane bizhuterish kanë marrë 20 milionë euro, nga personat e përmendur. Të dhëna në dorë, dhe në qese plastike. Shitësit e bizhuterive akuzohen vetëm për favorizim në larje parash.
Një nga të akuzuarit, Ali Z. nga Mynsteri, i tha medias se është i pafajshëm. Tregtia e tij, eksportet e suksesshme legale, janë shfrytëzuar nga të tjerët dhe se ai nuk e ka ditur për biznesin e drogës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













