Ekonomi
Miliarderë dhe humbës!
Duke qenë një miliarder, edhe kur ai është ndër njerëzit më të pasur në botë, nuk do të thotë se nuk është ndonjëherë edhe humbës.
Siç shkruan «Bloomberg», pavarësisht shumave të mëdha të parave që kanë disa njerëz, jo të gjithë kanë pasur një vit të përsosur biznesi, shkruan albinfo.ch.
“Bloomberg” së fundi ka publikuar një listë të “fituesve më të mëdhenj në mesin e miliarderëve këtë vit”, e cila pavarësisht emrave të njohur: Bezos, Warren Buffett dhe Bill Gates, kemi gjetur disa emra më pak të njohur, të tillë si themeluesi i kompanisë kineze për telefonat e mençur “Xiaomi”, Lei Euna, si dhe japonezja më e pasur, Tadashi Janai, përcjell albinfo.ch.
Por “Bloomberg” veçoi disa prej tyre, të cilët pavarësisht se kishin miliarda dollarë, humbën shumë më 2018.
Për shembull, themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, siç shkruajnë, mund të ketë humbur 14.1 miliardë dollarë këtë vit. Por ai ndoshta nuk ka shumë kujdes për këtë, pasi vlerësohet se pasuria e tij është rreth 58.7 miliardë dollarë.
Në listën e humbësit më të mëdhenj pas Zuckerberg gjeni Shafler George, pronar i kompanisë gjermane “Schaeffler”, e cila humbi 11.6 miliardë dollarë, dhe tani pasuria e tij vlerësohet në 12.5 miliardë dollarë.
Këtë vit, një humbje e madhe e parave nuk u kursye edhe nga themeluesi i “Alibaba”, Jack Ma, i cili e reduktoi pasurinë e tij në 7.42 miliardë dollarë.
Shikoni më poshtë se cilët miliarderë të tjerë “humbës” gjenden në listë:
https://www.instagram.com/p/Bp_n7w1H-vY/?utm_source=ig_embed
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit












