Bota
SHBA – Trump kufizon të drejtat për azil
Presidenti amerikan, Donald Trump firmosi sot kufizimin e të drejtës për azil për migrantët, para se të nisej për në Francë, ku do të marrë pjesë në përkujtimin e 100-vjetorit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti amerikan, ka ndërmarrë një seri masazh për të kufizuar ardhjet në SHBA, kur edhe më 30 tetor u shpreh se administrata e tij kërkonte që t’i jepte fund së drejtës së shtetësisë në lindje, një lëvizje që kundërshtarët e quajnë një strategji për të nxitur votuesit që janë kundër imigracioni në kuadër të zgjedhjeve të mesmandatit javën e kaluar.
Trump tha në një intervistë se po punon me këshilltarë ligjorë për t’i dhënë fund praktikës, që i jep automatikisht shtetësinë çdo personi të lindur në SHBA.
“Është qesharake dhe duhet të mbarojë… kjo është në proces dhe do të përfundojë me një urdhër ekzekutiv”, deklaroi Trump në një intervistë për faqen e lajmeve në internet “Axios”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani Mjeku nga Kaçaniku merr drejtimin e Klinikës së Mjekësisë Interne II, duke shënuar një tjetër sukses... -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












