Kosova
A ishte mashtrim konkursi për punë në Gjermani?
Derisa Kosova ende mbetet e izoluar, shumë qytetarë po mbesin me shpresën se do të gjejnë vende pune jashtë shtetit.
Një gjë e tillë ndodhi edhe javën e kaluar kur Prizreni u stërmbush me qytetarë të cilët po shpresonin se do të mund të aplikonin në konkursin e një kompanie gjermane për të punuar në Aeroportet e Gjermanisë, por gjithçka po duket të jetë mashtrim, raporton televizioni publik i Kosovës.
Të paktën për dyshime me mashtrim i ka nisur hetimet Prokuroria Themelore e Prizrenit, përcjell albinfo.ch.
Hetimet janë duke vazhduar, derisa qindra qytetarë kanë aplikuar për punë në aeroportin e Hamburgut.
Konkursi ishte i hapur në Prizren dhe Prishtinë. Numër më i madh ishte në Prizren.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












