Kosova
Haradinaj: Qeveria po implementon reforma të duhura ekonomike në zhvillimin e bizneseve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës Gjermane të Bizneseve Lindore, që kryesohej nga Anja Quiring, drejtore regjionale për Evropën Juglindore në Shoqatën e Bizneseve Lindore Gjermane.
Kryeministri Haradinaj, e ka njoftuar delegacionin e bizneseve gjermane për zhvillimet aktuale dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët e saj, duke thënë se në këtë drejtim Qeveria është duke i implementuar reformat e duhura ekonomike dhe krijimin e një ambienti sa me të favorshëm për zhvillimin e bizneseve në vendin tonë.
Temë e bisedimeve në takimin e sotëm ishte hapja e kampit Inovativ dhe Trajnues kosovar – gjerman në hapësirat e kampit të forcave të KFOR-it gjerman në Prizren.
“Hapja e këtij kampi do të shënojë avancim të bashkëpunimit gjermano-kosovar dhe Kosovën do ta vendos në hartën e investitorëve gjermanë, si një opsion për zhvillimin dhe shtrirjen e bizneseve të tyre”, tha kryeministri Haradinaj, gjatë takimit.
Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe ideja e organizimit të një forumi ekonomik gjermano-kosovar për të prezantuar potencialet e Kosovës për zhvillim të veprimtarive ekonomike të bizneseve, ku bashkë me institucionet dhe bizneset kosovare do të prezantoheshin edhe firmat e njohura gjermane në Kosovë por edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore gjermane.
Kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe faktin që Kosova tashmë po implementon një qasje të re dhe shumë konstruktive në raport me investitorët potencial.
Ndërkaq, përfaqësuesit e delegacionit gjerman kanë shprehur interesimin e tyre për mundësitë që ofron Kosova, duke shprehur gatishmërinë që përvojat e tyre nga vizita t’i përcjellin te firmat gjermane në mënyrë që ato të informohen sa më drejtë për mundësitë që ofron Kosova për zhvillimin e biznesit.
Tema të bisedës kanë qenë edhe liberalizmi i vizave, proceset eurointegruese dhe zhvillimet tjera aktuale në vend dhe rajon.
Në takim ishin prezent edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Jan-Axel Voss dhe Ministra nga Kabineti Qeveritar.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar















