Bota
BE-ja do të ndalojë produktet plastike
Mbetjet plastike ndotin lumenjtë, plazhet dhe oqeanet tona. Kjo është arsyeja pse ne do të ndalojmë produktet plastike, pa të cilat ka edhe alternativa të mira. Prodhuesit e plastikës do të detyrohen të paguajnë pastrimin”, tha Kestinger, ministri federal austriak i Turizmit, vendi i të cilit mban aktualisht Presidencën e radhës të Bashkimit, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti Evropian më 24 tetor, në seancën plenare në Strasburg me shumicë votash miratoi një direktivë për një ndalim total të disa produkteve plastike, shkopinj veshi dhe gjësende plastike për ushqim dhe gota që përbëjnë pjesën më të madhe të mbeturinave në brigjet detare evropiane.
Pritet që negociatat midis Parlamentit dhe vendeve anëtare të fillojë brenda disa ditësh.
Shkencëtarët vlerësojnë se çdo vit në dete dhe oqeane përfundojë 12.7 milionë tonë plastikë ose një kamion plastikë çdo minutë, se prania e saj kërcënon 700 specie të kafshëve dhe deri sot në dete dhe oqeane janë grumbulluar rreth 150 milionë tonë plastikë.
Mbeturinat plastike në det shkaktojnë humbje deri në 259 milionë euro për turizmin dhe peshkimin. Mbetjet plastike madje përbëjne 86 për qind të mbetjeve detare të botës.
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













