Kosova
Wizz Air filloi me fluturime Memingen-Prishtinë-Memingen
Brenda dy javësh nisin fluturimet e Wizz Air në linjën Basel-Prishtinë-Basel
Dje, 30 tetor 2018, në orët e pasdites në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ u realizua fluturimi i parë dhe interesimi i pasagjerëve për të shfrytëzuar këtë mundësi të re udhëtimi ishte i jashtëzakonshëm.
Wizz Air filloi edhe zyrtarisht me linjën e re Memingen-Prishtinë-Memingen, shkruan albinfo.ch.
Brenda dy javësh nisin fluturimet e Wizz Air në linjën Basel-Prishtinë-Basel, e që nga mesi i dhjetorit edhe Dortmund-Prishtinë-Dortmund.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve në vitin 2018, derisa me linjat e reja sigurisht se do të shtohet edhe më shumë numri, duke marrë parasysh numrin e mërgimtarëve që jetojnë jashtë Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










