Kosova
Haradinaj: Kosova mirëpret investimet Frankofone
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Forumin Frankofon të Investimeve organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF), në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.
Kryeministri Haradinaj tha se afaristët e respektuar janë më meritorët që na bënë bashkë sot në këtë ngjarje, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe klimën e mirë të investimeve në Kosovë, për të cilat tha se janë politika të favorshme të dedikuara investimeve dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Më tej kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe politikat tatimore dhe lehtësirat për fillimin e një ndërmarrje të re në Kosovë, po ashtu edhe infrastrukturën e mirë për biznese.
Kryeministri Haradinaj potencoi se Kosova është e hapur për investime të huaja, duke marrë si shembull të mirë, model të zhvillimit të biznesit dhe dëshmi të suksesit, kompanitë franceze që veprojnë në Kosovë, duke inkurajuar investitorët edhe për faktin se tani sistemi gjyqësor në Kosovë është përmirësuar, është forcuar rendi dhe ligji, e po ashtu vendi ka fuqi punëtore të kualifikuar dhe të gatshme për tregun e punës.
Duke folur për liberalizimin e vizave, kryeministri Haradinaj theksoi vështirësitë që kanë qytetarët dhe ndërmarrësit për zhvillimin e partneritetit me ekonomitë franceze, vendet frankofone dhe ato të Evropës derisa ekziston regjimi i vizave.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, tha se Kosova tash e 10 vjet ka arritur të krijojë një kornizë të përshtatshme për investime, me një sistem fiskal që është efikas dhe tërheqës për ndërmarrje, me fuqi të re punëtore, 50 % e popullsisë është më e re se 30 vjet, dhe kjo tregon për një frymë të fortë sipërmarrëse. Sipas ambasadorit Chabert, ky forum tregon se ka investitorë seriozë që janë të interesuar për Kosovën.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











