Kosova
Beyer: Ndryshimi apo shkëmbimi i territoreve, ide me rrezik
Deputeti i Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, ka folur për takimin që ka pasur sot në mëngjes me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Kur ky ia ka prezantuar qëndrimin gjerman se ndryshimi apo shkëmbimi i territoreve është ide me rrezik të lartë, Thaçi i ka thënë: “Unë jam president i këtij vendi, unë vendos”, përcjell albinfo.ch.
Deputeti gjerman tha se Parlamenti i Kosovës është institucioni kryesor që duhet të vendosë për çështje të tilla. Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve kërkon zgjidhje të qëndrueshme. Beyer këto komente i ka bërë gjatë një takimi me gazetarë.
Ndryshe nga Beyer, përmes rrjetit social Facebook, Thaçi nuk e ka përmendur reagimin e tij ndaj qëndrimit gjerman. Aty Thaçi ka thënë se me deputetin gjerman të CDU-së ka folur për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata -
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet














