Jeta në Zvicër
Vozitësit në Zvicër së shpejti do të paguajnë më tepër për lëndë djegëse
Zbatimi i Marrëveshjes së Parisit do të rrisë çmimin e karburanteve. Partitë zvicerane SVP dhe FDP duan ta mbulojnë diferencën e çmimit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch
Në një të ardhme të afërt, benzina dhe nafta do të mund të kushtojnë në mes 4 dhe 10 cent më shumë për litër. Kështu shkruan Këshilli Federal në mesazhin e tij mbi Ligjin e dyoksid karbonit për periudhën 2021-2030. Arsyeja për këtë është se prodhuesit dhe importuesit e lëndëve djegëse fosile juridikisht janë të obliguar që emetimet e dyoksid karbonit pjesërisht t`i kompensojnë; deri në vitin 2020, ai duhet të jetë 10 për qind. Deri në vitin 2030, industria do të duhet të kompensojë deri në 90 për qind të emetimeve të dyoksid karbonit, njofton më tej Albinfo.ch.
Partitë zvicerane SVP dhe FDP tani propozojnë mbulimin e vlerësimit maksimal në të ardhmen në 8 cent për litër, shkruan “Tages-Anzeiger”. Një tank i plotë 50 litra do të kushtonte më së shumti 4 franga më shumë se sot. Mocionet përkatëse u parashtruan nga eksponentët e SVP-së dhe FDP-së javën e kaluar, në Komisionin e Mjedisit jetësor të Këshillit Kombëtar.
Pasojat e propozimit të FDP-SVP janë potencialisht të gjera. Po që se industria nuk mund ta rrisë çmimin e litrit me më shumë se 8 cent, në të ardhmen do të rrezikohej të investoheshin shumë pak para për projektet e mbrojtjes së klimës në mënyrë që të përmbushet detyrimin ligjor, njofton më tej Albinfo.ch.
Prandaj, Shoqata e Naftës dhe Këshilli Federal dëshirojnë të heqin plotësisht mbulesën. Kështu, është për t’u pritur me një rritje çmimesh ndërmjet 10 dhe 16 cent për litër.
Të Gjelbrit propozojnë një mbulesë në 20 cent. “Të të jemi të sigurt”, thotë këshilltari nacional Bastien Girod, “se Zvicra do të mbajë premtimin rreth klimës për Marrëveshjen e Parisit në vitin 2030”.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














