Kosova
Turqia do ta përkrah Kosovën për anëtarësim në Interpol
Marrëdhëniet dypalëshe në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë mbështeten në faktorë historik, ekonomik dhe strategjik dhe për Kosovën Turqia zë vend të rëndësishëm në forcimin e subjektivitetit të shtetit të Kosovës, në procesin e lobimit për njohje ndërkombëtare, për anëtarësim si dhe shtim të prezencës në organizatat ndërkombëtare dhe nismat rajonale.
Kështu ka njoftuar zyra për mardhënie me publikun nën kuadro të MPJ-së.
Ky ka qenë njëri nga mesazhet kryesore i Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në cilësinë e nikoqirit për homologun e tij turk, Ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.
“Ishte kënaqësi, të jem nikoqir i vizitës dhe takimit me homologun tim mik nga Turqia, Mevlüt Çavuşoğlu. E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në procesin e konsolidimit/shtet-ndërtimit
Nga ana tjetër, marrëdhëniet e afërta në mes dy vendeve dhe dy popujve dhe nivelin e shkëlqyeshëm të bashkëpunimit e ka vlerësuar edhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, duke u zotuar dhe shprehur vullnetin dhe përkushtimin e Republikës së Turqisë për ngritjen e tyre në një nivel edhe më të lartë në të gjitha fushat e interesit reciprok dhe duke shprehur mbështetje të plotë për lobim të mëtejme për sigurimin e njohjeve të reja dhe mbështetje të fuqishme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL.
Në vazhdim të takimit të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi një gamë të gjerë çështjesh të interesit bilateral dhe multilateral.
Turqia konsiderohet ndër 6 partnerët tregtar më të mëdhenj të Kosovës në përgjithësi, ndër tre partnerët më të mëdhenj në rajon me një shkëmbim tregtarë në vlerën prej 1.86 miliardë Euro përgjatë viteve 2008-2016 dhe bënë pjesë në grupin e vendeve me prezencën më të madhe të investimeve në Kosovë me një vlerë prej mbi 1.5 miliardë euro.
Deri më tash, llogaritet se mbi 1 mijë biznese turke janë të regjistruara në tregun e Kosovës me rreth 10 mijë vende të reja pune të krijuara në vend.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











