Kosova
Reljic për SRF: Krijimi i ushtrisë së Kosovës me ndihmën e BE dhe SHBA, serbët mund të ankohen
Eksperti i Europës juglindore Dusan Reljic (SWP), ka sqaruar për “SRF” se serbët të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, “sigurisht që do e dërgojnë në Gjykatë procedurën e votimit”. Megjithatë nuk është e sigurtë, nëse propozimi ligjor në fakt të implementohet.
Kuvendi i Kosovës ratifikoi ligjin për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri dhe që të ketë rolin edhe mbrojtjen e vendit në rast të luftrave. Kjo erdhi si mbështetje e të gjithë partive parlamentare shqiptare dhe si nevojë pas reduktimit të forcave të KFOR-it.
Eksperti i Europës juglindore Dusan Reljic (SWP), ka sqaruar për “SRF” se serbët të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, “sigurisht që do e dërgojnë në Gjykatë procedurën e votimit”. Megjithatë nuk është e sigurtë, nëse propozimi ligjor në fakt të implementohet.
Më tej eksperti Reljic thekson se për ndërtimin e një ushtrie, Kosova e cila nuk është anëtare e OKB, ka nevojë për ndihmë nga shtetet ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
“Gjithçka çfarë ka bërë qeveria e Kosovës – dhe kjo vlen edhe për një pjesë të madhe të qeverisë së Beogradit – ka votuar duke u mbështetur te forcat e jashtme: BE, Gjermania, por në pikë të parë SHBA”.
Në lidhje me kërcënimet për ndonjë luftë të re, Reljic thotë se udhëheqësit me të kaluar ushtarake shpesh tentojnë të kryejnë manovra tensionimi për të tërhequr “vëmendjen ndërkombëtare” dhe mbi të gjitha për të ruajtur “për të legjitimuar pozitat e tyre”. Megjithatë serbët dhe shqiptarët vuajnë nga perspektiva dhe zhvillimi ekonomik.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













