Ekspozita
Udhëtar, ngjyra dhe fjalë
Prezantim i Ekspozitës së piktorit Bashkim Hazizaj, prezantim i antologjisë poetike “Atunis Galaxy-2018” dhe i atliesë së piktores Luljeta Elezi
Në qytetin Metz, Francë u zhvillua aktiviteti kulturor “Udhëtar, ngjyra dhe fjalë” , event që u organizua nga Qendra Kulturore e këtij qyteti , i cili kishte për fokus pikturën dhe poezinë. Në përkujdesjen dhe moderimin e piktores Luljeta Elezi, publikut të përfaqësuar nga artistë dhe poetë, përfaqësues të kësaj komune do prezantohej Ekspozita e piktorit Bashkim Hazizaj (Luksemburg) dhe Antologjia Poetike “ Atunis Galaxy-2018).
Përmes pikturës së piktorit Hazizaj (2-21 Tetor) e cila kishte tërhequr vëmendjen e publikut dhe artdashësve të shumtë paraqitej tablua e një rrugëtimi koshient në hapësirë dhe kohë, gati që nga gjeneza (Eva dhe Adami), sigmatizimit të figurave më të mëdha të kohës (Homeri, Hygo, Bodler, etj) e herë përmes atyre lëvizjeve biblike (rrugëtimit të refugjatëve), që përmes ngjyrave dhe hijezimit penel përshfaqnin dritën e shtjellave jetë por dhe kapërcimin e epokave. Antologjia poetike Atunis vinte ne këtë event si fragmentizim i artit më bashkëkohor poetik sot (autorë të njohur dhe përfaqësim i gati gjithë kulturave të sjellura nga vende të ndryshme të botës) dhe e gjithë kjo si mishërim estetik dhe përtej kufij të imazhit letrar, por dhe universalitetit i mendimit universal. Aktiviteti u hap nga përfaqësuesit e Qendrës Kulturore të Komunës, të cilët falënderuan pjesëmarrësit dhe të ftuarit e këtij aktiviteti, si dhe bënë dhe një vështrim panoramik të ekspozitës dhe risisë së sjellur nga alternatimi i gjuhës së ngjyrave me ngjyrën e fjalëve.
Piktori Hazizaj në fjalinë e tij përpos prezantimit të idesë dhe qëllimit që kishte Ekspozita e hapur u ndal dhe tek rrugëtimi i tij artistik, rrugëtim me zanafillë kulturën shqiptare dhe përpjekjen e vazhdueshme për tu integruar por dhe identifikuar si përfaqësues i vlerave më të mira shqiptare e kombëtare. Arritja e piktorit në nivele të tilla artistike përbente sfidë por dhe përgjegjësi e pjekuri individuale, e cila e lançon Bashkimin jo vetëm si artist, por dhe si përfaqësues të Shoqatës Kulturore në Luksemburg (organizues dhe prezantues i kulturës shqiptare në evnetin e përvitshëm internacional Luksemburg), pra një ambasador i transmetimit dhe unifikimit të vlerave shqiptare një me vlerat më unikale të kulturës Evropiane dhe asaj botërore.
Prezantimi i Antologjisë poetike ”Atunis Galaxy- 2018” ishte një rezome e gjithë autorëve të përfshirë në këtë botim, por u ndal më shumë në përfaqësimin e autorëve francezë, belgë dhe sigurisht autorëve shqiptarë (Bilall Maliqi, Baki Ymeri, Enertin Dheskali, Entela Kasi, Elida Rusta, Eva Kacanja, Fatime Kulli, Hasije Selishta – Kryeziu, Irina Hysi, Juljana Mehmeti, Jeton Kelmendi, Kujtim Morina, Kolec Traboini, Lek Pervizi, Lumo Kolleshi, Luan Maloku, Myrteza Mara, Peter Tase( përkthyes) Raimonda Moisiu, Rami Kamberi, Sinan Vaka, Safet Hyseni, Shefqete Goslaci, Zhuljeta Grabocka – Çina) emra të njohur në Letërsinë shqiptare, por të prezantuar gjerësisht dhe botuar dhe në shumë antologji ndërkombëtare ( USA, Indi, Itali, Poloni, Greqi, Afrikë, Kanada, Kinë, Gjermani, Hollandë etj. Në këtë event mu dha mundësia për të bërë prezantimin e vëllimit poetik më të fundit në anglisht “White stones”, përkthyer nga Peter Tase dhe edituar nga Hannie Rouweler, falë komunikimit përmes përkthimit nga Luljeta Elezi, vëllim poetik që për intersimin e paraqitur auditori frances do e ketë së shpejti dhe në frëngjisht. Në fund të eventit pati një koktej por dhe prezantim të traditave kulinare shqiptare.
Dita e nesërme ofroi tjetër event, atë të njohjes se Ateliesë së piktores Luljeta Elezi dhe prezantim të pikturave të saj në këndvështrimin e artdashësve, përfaqësuesve të komunës dhe grupit të fotografëve profesionistë, bashkëpunim me Frederic Laurent. Ajo që binte në sy tek Luljeta ishte përpjekja e madhe e saj për të identifikuar traditën dhe kulturën shqiptare, si pjesë e pandashme e kulturës evropiane, që na përfaqëson, identifikon dhe vlerëson si aspiratë dhe mishërim i vlerave të njëjta unikale.
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














