Shqipëria
Ndodh edhe kjo: 55-vjeçarja shqiptare fsheh kanabisin në reçel
Ditën e djeshme në autobusin e linjës Berat-Athinë në Kakavijë u sekuestruan 1.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e cila ishte e fshehur në një kovë me reçel.
Policia shqiptare bën me dije se lënda narkotike ishte në pronësi të një 55-vjeçareje, përcjell albinfo.ch.
“Menjëherë është njoftuar grupi hetimor, ku kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku nga veprimet e kryera rezultoi se sasia e lëndës narkotike dyshohet se është dërguar nga shtetasja Dashuri Çeremi, 55 vjeçe, banuese në Berat”, thuhet në njoftimin për mediat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












