Maqedonia
Dështon tenderi për subvencionimin e fluturimeve të lira në Maqedoni
“Wizz Air” do të vazhdojë me fluturimet në Maqedoni, por jo si kompani me buxhet të ulët me fluturime të mbështetura financiare
Ka dështuar edhe tenderi i dytë për subvencionimin e fluturimeve të lira nga aeroportet e Maqedonisë. Qeveria maqedonase sërish ka anuluar thirrjen publike ku edhe këtë herë kompania e fluturimeve “Wizz Air” ishte ofertuesi i vetëm i këtyre shërbimeve, raporton “Alsat”.
Arsyetimi i autoriteteve është se nuk është përmbushur kriteri kryesor që është kërkuar në tender, përkatësisht që deri më 10 janar të vitit të ardhshëm, kompania e interesuar të sjellë dy linja të reja nga aeroporti i Ohrit dhe dy linja shtesë në afat për më pak se një vit, ndërsa “Wizz Air” ka ofruar që të gjitha katër linjat t’i aktivizojë nga gushti i vitit 2019-të. Oferta e këtillë në ndërkohë nuk është pranuar nga Qeveria, përcjell albinfo.ch.
“Fluturime të lira do të ketë edhe më tej dhe këtë do ta përmbush kjo Qeveri, duke u nisur vetëm nga interesi i qytetarëve të Maqedonisë. Por, procedura dhe rregullat patjetër duhet respektuar”, deklaroi Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Ministri gjithashtu paralajmëroi shpalljen e një thirrje tjetër publike me procedurë të përshpejtuar me kritere të njëjta.
“Wizz Air” do të vazhdojë me fluturimet në Maqedoni, por jo si kompani me buxhet të ulët me fluturime të mbështetura financiare.
Tani vihet në pikëpyetje nëse kjo risi do të vazhdojë për qytetarët, edhe pse për tre vitet e ardhshëm shteti ka siguruar fonde për subvencionim.
Edhe në tenderin e parë, ofertuesi i vetëm ishte kompania “Wizz Air”. Atëherë, Komisioni hodhi poshtë ofertën sepse në zarfet e ofertës nuk ishte shkruar emri i plotë dhe selia e kompanisë hungareze të fluturimeve.
Një javë më vonë, nga “Wizz Air” vendosën që në fund të këtij muaji t’i ndërpresin linjat nga Shkupi për në Barcelonë dhe nga Ohri për në Londër. Deri më tani, kompania e fluturimeve “Wizz Air” në bazë të subvencioneve për fluturime të lira nga arka shtetërore ka marrë 10 milionë euro.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











