Bota
A e dini në cilat vende dënohet shpifja me burg?
Kodi i Procedurës Penale të Gjermanisë dhe Austrisë parashikojnë dënim me gjobë dhe burg për shpifjen
Instituti Ndërkombëtar i Medias (International Press Institute) ka në faqen e tij zyrtare të internetit legjislacionin e vendeve evropiane që dënojnë shpifjen nga gjobë deri në burgim.
Kodi i Procedurës Penale të Gjermanisë dhe Austrisë parashikojnë dënim me gjobë dhe burg për shpifjen.
Sipas nenit 186 të Kodit gjerman të Procedurës Penale, shpifja përcaktohet si “pohim apo shpërndarje e një fakti të lidhur me një tjetër person, që mund të dëmtojë reputacionin e tij apo mund të ndikojë negativisht në opinionin publik për të”, transmeton “ATSH”.
Ajo dënohet me gjobë apo burgim deri në një vit. Një dënim me burg deri në dy vite mund të vendoset nëse veprimi është “kryer publikisht apo nëpërmjet shpërndarjes së materialeve”, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, sipas nenit 187 të këtij kodi, përgojimi konsiston “në një deklaratë shpifëse, të cilën folësi e di që është false dhe që përdoret për të dëmtuar reputacionin e personit apo për të rrezikuar besueshmërinë e tij”. Dënimi është gjobë apo burgim deri në dy vite. Dënimi deri në pesë vjet mund të vendoset nëse veprimi është bërë publikisht apo nëpërmjet medias.
Ndërkohë, Kodi austriak i Procedurës Penale, në nenin 297 përcakton se shpifja është të akuzosh dikë për një veçori ose prirje të keqe, sjellje të pandershme ose një sjellje fyese ndaj moralit të mirë, që mund ta denigrojë atë person ose mund ta dëmtojë atë në sytë e publikut.
Dënimi përfshin gjashtë muaj burg ose me gjobë të barazvlefshme me 360 ditë pune. Për shpifje të kryer nëpërmjet medias, televizionit “ose me ndonjë mjet tjetër nëpërmjet të cilit përmbajtja e shpifjes është bërë e arritshme për një publik më të gjerë”, ndëshkimi i mundshëm është deri në një vit burg ose gjobë të barazvlefshme me 760 ditë pune.
Për përgojimin, kodi austriak thotë se është “të akuzosh një person tjetër gabimisht dhe me vetëdije për një vepër penale, për moszbatim të një detyre zyrtare, në atë mënyrë që e vë personin në rrezik për ndjekje penale. Dënimi është deri në një vit burg ose gjobë e barazvlefshme deri në 720 ditë pune.
Megjithatë, nëse akuza ka të bëjë me një vepër penale që dënohet me burgim mbi një vit, dënimi përfshin gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.
Vendet që dënojnë shpifjen me burg
Gjermania
Holanda
Belgjika
Austria
Spanja
Italia
Suedia
Danimarka
Finlanda
Portugalia
Greqia
Islanda
Turqia
Polonia
Letonia
Lituania
Republika Çeke
Sllovakia
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













