Shqipëria
Borchardt: Duhet bashkëpunim rajonal për ekstremizmin e dhunshëm
“Masat e drejtuara nga shteti, nuk janë kurrë të mjaftueshme për t’iu kundërvënë me efektivitet ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile në Tiranë.
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka kërkuar bashkëpunim më të madh nga vendet e rajonit për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm.
“Masat e drejtuara nga shteti, nuk janë kurrë të mjaftueshme për t’iu kundërvënë me efektivitet ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile në Tiranë.
Ekstremizmi i dhunshëm si një fenomen global, sipas tij, kërkon jo vetëm në nivel rajonal por edhe ndërmjet aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë. Ndërsa Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, e vuri theksin tek instrumentat parandalues të ekstremizmit të dhunshëm.
“Nëse çështja mbërrin në dyert e agjencive ligjzbatuese atëherë ne jemi shumë vonë. Lufta e vërtetë ndaj këtij fenomeni është parandalimi”, theksoi ajp. Janë rreth 82 organizata të shoqërisë civile, të cilat kanë përfituar mbështetjen e OSBE-së dhe janë angazhuar në fushata kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













