Shkurt.ch
Punëtorëve të teleferikut, u lejohet ndërrimi 15 orësh
Ndryshimi që e ka miratuar qeveria është bërë me pajtim të plotë dhe njëzëshëm nga komisioni i paritetit i partnerëve socialë
Të punësuarit në teleferiqe nga muaji maj do të kenë të drejtë që në pikun e sezonit të punojnë deri në 15 orë në një ndërrim. Ndërsa pa pauzë me të renë do të lejohet puna për pesë orë e gjysmë, në rast se personeli pranon, në vend të gjashtë orë, sa ka qenë deri më tash.
Këtë ndryshim të ligjit të punës e ka miratuar Këshilli Federal të premten dhe e ka vënë menjëherë në fuqi.
Siç bën të ditur qeveria, ndryshimi është bërë me pajtim të plotë dhe njëzëshëm nga komisioni i paritetit të partnerëve socialë për oraret e punës. Ndryshimet, sipas tyre marrin parasysh si interesin e vetë të punësuarve ashtu edhe mbrojtjen e shëndetit dhe te sigurisë së tyre.
Në punën në teleferik, në baza sezonale paraqiten ndryshime të mëdha sa i përket ngarkesës me punë. Ndërsa kushtet atmosferike mund t`i rrisin edhe më shumë këto ndryshime. Për këtë arsye punëdhënësit kane kërkuar një zbutje të rregullave për orarin e punës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online











