Kosova
BE-ja dhe ambasadori gjerman, të zhgënjyer me vendimin për importimin e veturave të vjetra
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i është bashkuar Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë kundër projektligjit që mundëson importimin e veturave të vjetra deri në 15 vjet.
Duke cituar reagimin e Zyrës së BE-së në Twitter, Heldt ka thënë se Kosova do të përmirësohej me vetura moderne, madje ka këshilluar që të kalohet në vetura hibride dhe elektrike.
“I bashkohem zhgënjimit. Kosova do të ishte më mirë me vetura moderne, madje të synonte veturat hibride apo elektrike”, ka shkruar Heldt, përcjell albinfo.ch.
Zyra e BE-së përmes Facebookut ka shprehur zhgënjimin për vendimin e deputetëve që veturat e vjetra deri në 15 të lejohen të importohen në Kosovë, duke thënë se projektligji është në kundërshtim me ligjet e BE-së.
“Jemi të zhgënjyer me vendimin e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik për rritjen e vjetërsisë së veturave të importuara deri në 15 vjet, përkundër shqetësimeve që kemi ngritur në Komitetin për MSA javën e kaluar. Kjo lëvizje do të ndikonte drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit në Kosovë dhe është kundër synimeve të Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.
“Vendimi i Komisionit është kundër Ligjit për mbrojtjen e ajrit dhe është në kontradiktë me rezolutën e Kuvendit për ndotje të ajrit që u votua në shkurtin e këtij viti si prioritet i lartë në nivelin shtetëror”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













