Bota
Lirohet gruaja e marrë peng në Këln të Gjermanisë
Policia gjermane tha se një sulmues i armatosur në stacionin kryesor hekurudhor të Këlnit “është vënë nën kontroll” dhe se gruaja që e mori peng, është dërguar për trajtim mjekësor, shkruan REL, përcjell Abinfo.ch
Ajo ka marrë plagë të lehta në incident, ndërsa ai raportohet të ketë plagë serioze.
Policia e evakuoi plotësisht stacionin, i cili është një nga qendrat më të mëdha të transportit në Gjermani.
Mediat lokale thanë se incidenti nuk duket se është i lidhur me terrorizëm.
Më herët ka pasur raporte të pakonfirmuara për të shtëna me armë.
Policia, e cituar nga gazeta e përditshme Koelner Stadt-Anzeiger, tha se një çift ka qenë i prfshirë në incident dhe se burri është grindur me gruan në një restorant McDonald’s, përpara se ta mbante atë peng në një farmaci në stacion.
Raportet flasin për të paktën një shpërthim gjatë incidentit.
Kompania hekurudhore Deutsche Bahn i anuloi ose shtyu shërbimet e trenave në Këln gjatë pengmarrjes.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












