Maqedonia
Zaev bën thirrje për pajtim për 27 prillin
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit, në seancën ku është debatuar për ndryshimet kushtetuese, që kërkohen për të zbatuar marrëveshjen e arritur me Greqinë, bëri thirrje për pajtim për ngjarjet e dhunshme që ndodhën më 27 prill dhe të votohen ndryshimet kushtetuese.
“Të gjithë atë ditë ishim në shënjestër të personave të manipuluar, të cilët u vërsulën dhunshëm ndaj deputetëve. Tani është rasti i duhur që duke qëndruar të gjithë përkrah Maqedonisë dhe të ardhmes së saj, për fëmijët tanë dhe gjithë fëmijët që vinë pas nesh, të falim dhe të pajtohemi. Nuk ka mundësi më të mirë kur tani i duhemi njëri-tjetrit, kur i duhemi shtetit dhe popullit tonë. Nga këtu dërgoj mesazhin për falje dhe pajtim për ngjarjet që ndodhën më 27 prill. Unë e di se kjo ka çmim, por jam i gatshëm që ta paguaj çmimin që është politik. Politikanët shkojnë dhe vinë, por shteti dhe populli mbeten përgjithmonë”, ka thënë Zaev.
Por deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, ka thënë se propozimi i qeverisë është i papranueshëm për ta. Debati në fazën e parë në seancën plenare të 60-të me radhë mund të zgjasë deri në 10 ditë.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














