Maqedonia
Prestigjiozja gjermane “FAZ”: Katër detajet që tregojnë një vend se është shqiptar
Prestigjiozja gjermane FAZ, e cila shpërndahet në 140 shtete të botës, ka shkruar disa artikuj rreth krizës politike që po kalon Maqedonia dhe që lidhet kryesisht me referendumin. Gjatë 30 shtatorit, korrespodenti i saj Michael Martens ka shkruar artikullin “Sllavët ndër palma”, pasi njëherësh vizitoi Shkupin, Manastirin, Strumicën, Kumanovën dhe në fund Tetovën ku ka biseduar me profesorin universitar Hajrula Hajrullai.
Interesante është sesi e përditshmja gjermane e paraqet Tetovën dhe vendet shqiptare në përgjithësi.
“Në Tetovë situata duket më mirë. Tetova është kryeqyteti i shqiptarëve të Maqedonisë. Rreth një e katërta e banorëve të Maqedonisë janë shqiptarë. Që ndokush ndodhet në territoret e tyre kjo vërehet në katër detaje: e para, fshatrat nuk kanë më kisha, por xhamia. E dyta, nëpër komuna dhe kantiere ndërtimi nuk ndodhet flamuri i Maqedonisë, por shqiponja dykrenore. E treta, nëpër sheshe ndodhen përkujtimore të heronjve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët u përleshën me forcat e armatës maqedonase derisa ndërhyri NATO. Dhe e katërta, afishet “Autolarje” janë të kudondodhura. Autolarjet (media gjermane e përmend në shqip – SHP: Fitim Dika) janë një element i identitetit shqiptar dhe një shtyllë e ekonomisë shiptare – ngjashëm si Hidden Champions në Baden-Würtenberg,” përcjell albinfo.ch, shkrimin e FAZ.
Më pas autori shkon në një bar ku pi “lëng molle” me profesorin Hajrula Hajrullai.
“Unë nuk njoh ndonjë shqiptar, që do votojë kundër në referendumin e 30 shtatorit. Po të ishte për shqiptarët, referendumi nuk do ishte i nevojshëm. Ne duam gjithçka, që Maqedonia të jetë anëtare e NATO,” thotë docenti Hajrullai. Nëse shteti do quhet Maqedonia e Epërme, e Re ose Maqedonia Veriore, kjo për shqiptarët ka pak rëndësi. Kryefjala është NATO dhe BE. Por që të arrihet kjo, sëpari duhet të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë. “Kundërshtarët e referendumit duhet të na e qartësojnë ofertën e tyre.” Një union euro-aziatik me Bellorusinë ose Kazakistanin nuk e dëshiron askush. “Nëse referendumi do dështonte, shumë të rinj do humbnin besimin në këtë vend,” frikësohet docenti.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














