Bota
Melania Trump: Jam personi më i ngacmuar në botë
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka deklaruse se ka nisur një fushatë kundër ngacmimeve në formë elektronike.
Këtë fushatë Melanie e ka nisur, pasi ajo është “personi më i ngacmuar në botë”, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Këtë deklaratë Melanie Trump e ka bërë në një intervistë të dhënë në ABC Neës, një pjesë e së cilës është bërë publike të enjten.
“Unë mund të them se jam personi më i ngacmuar në botë”, ka thënë Melanie Trump.
Ajo është pyetur nga gazetari nëse vërtetë ashtu mendon, ajo ka thënë se është “një nga personat, nëse e shihni se çfarë njerëzit flasin për mua”.
Trump ka nisur javën e kaluar udhëtimin e saj të parë si Zonjë e Parë jashtë Shteteve të Bashkuara, duke udhëtuar në Ganë, Malaui, Kenia dhe Egjipt.
Gjithashtu Melanie Trump ka thënë se gratë që bëjnë akuza për abuzime seksuale, “duhet të prezantojnë prova të forta”.
Megjithatë ajo nuk ka treguar se çfarë ka nënkuptuar më këtë term.
“Unë qëndroj mbrapa këtyre grave, mirëpo duhet të prezantojmë faktet”, është shprehur ajo.
“Ju nuk mund të thoni vetëm ‘Unë jam abuzuar seksualisht’ apo ‘Ju jeni sulmuesi’”.
“Ndonjëherë mediat shkojnë shumë larg në atë se si portretizojnë disa tregime që nuk janë të vërteta. Nuk është e drejtë”, ka shtuar ajo.
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












