Bota
Taylor Swift zemëron presidentin Trump
Përkrahja që këngëtarja Taylor Swift u dha demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit që do të mbahen në nëntor, ka ngjallur reagime gjithandej përfshirë atë të presidentit amerikan, Donald Trump.
Trump u ka thënë gazetarëve se tani muzika e Taylor i pëlqen rreth 25 për qind më pak. 28 vjeçarja kryesisht është përmbajtur nga komentet rreth ngjarjeve politike, por së fundi deklaroi se ngjarjet në dy vjetët e fundit vërtet ia kanë ndryshuar mendjen. Swift të dielën komentoi situatën në vend duke i përkrahur demokratët në shtetin e saj Tennessee, në një postim në Instagram e ku ka 112 milionë ndjekës. Postimi i saj është pëlqyer rreth 2 milionë herë, përfshirë nga figurat e njohura si Chrissy Teigen, Katy Perry dhe Reese Witherspoon.
Swift mes tjerash nuk kishte përkrahur asnjë kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2016- për dallim nga Beyonce dhe Lady Gaga që ishin rreshtuar pas HIllary Clinton.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














