Kosova
1 muaj paraburgim për gruan që dyshohet se vrau burrin me sëpatë në Francë
Sipas një komunikate për medie të pandehurës S.Z-S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës S.Z-S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka vrarë burrin e saj me sëpatë.
Sipas një komunikate për medie të pandehurës S.Z-S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga 05.10.2018 deri më 05.11.2018.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.09.2018, e pandehura S.Z.S në banesën e saj në Francë ku ishte duke jetuar së bashku me bashkëshortin e saj, me dashje e ka privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj A.S duke e goditur me sëpatë në regjionin e kokës, me ç’ rast i njëjti kishte mbetur i vdekur”, thuhet tutje në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës S.Z-S është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe dënimin e paraparë për këtë vepër penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe karakteristikat e saj personale, të cilat tregojnë rrezikun se e pandehura po të gjendet në liri mund të arratiset, pasi që për të njëjtën është lëshuar fletë arrest ndërkombëtar.
Gjykata njofton se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













